I shpëtoi policisë italiane, arrestohet në Barcelonë 30-vjeçari shqiptar (Akuza)
Një 30-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka kryer 27 vjedhje në provincat Lodi, Milano dhe Monza, është arrestuar në Spanjë.
Së bashku me dy bashkëatdhetarë dhe një rumun dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, që vidhnin në shtetin italian.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ishte Gjykata e Lodit që për shqiptarin kishte lëshuar një urdhër arresti, ndërkohë pasi u lokalizua nga autoritetet u bë dhe arrestimi i tij në Barcelonë.
Të katër personat përballen me akuzën e vjedhjes.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se 27-vjeçari shqiptar i shpëtoi arrestimit në janar nga policia e Lodit.
Si bëheshin vjedhjet
Mësohet se shqiptari së bashku me bashkëpunëtorët e tij kishin një metodë të vjedhjes.
Një bashkëpunëtor qëndronte në makinë, ndërsa të tjerët hynin nëpër shtëpitë e piketuara. Bastisjet bëheshin në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje, falë errësirës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta