Ibrahimoviç rikthehet me kombëtare për sfidën ndaj Kosovës
Zlatan Ibrahimovic, i cili u tërhoq nga ekipi kombëtar i Suedisë në vitin 2016, është grumbulluar nga përfaqësuesja nordike për tre sfidat e radhës, përfshi atë ndaj Kosovës që do të zhvillohet më 31 mars
Zlatan Ibrahimoviç rikthehet në kombëtaren suedeze. Zërat e kohëve të fundit të cilat flisnin për një rikthim të sulmuesit të Milanit, në kombëtaren suedeze janë zyrtarizuar sot nga vetë tekniku i kombëtares së futbollit suedez, Jan Anderson.
Nordikët bënë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjet që ekipi do të zhvillojë në fundin e marsit në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, listë në të cilin gjendej dhe emri i 39-vjeçarit, i cili rikthehet në kombëtare pas gati 6 vitesh pas një konflikti me trajnerin aktual Jan Anderson.
“Zlatan është në ekip sepse ai është lojtari që njohim të gjithë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër sulmuesit më të mire në botë, dhe për ne do të jetë një vlerë e shtuar në ekip. Përveç kësaj ai ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mund të jape kontribut për kombëtaren. Prandaj që mendoj se është e qartë arsyeja se përse kam vendosur ta grumbulloj në kombëtare”, shprehet Janne Andersson, trajner i Suedisë
Ibrahimovic do jetë i gatshëm edhe për sfidën që Suedia do të zhvillojë me Kosovën në datën 31 mars. Gjatë këtij sezoni, shtatlarti suedez ka shënuar 14 gola në 14 takime për ekipin e Milanit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut