Ilir Beqaj: Pa masa të ashpra do të kishim mbi 1 mijë viktima nga COVID-19
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shprehet se, nëse nuk do të ishin marrë masa shtrënguese vendi mund të kishte mbi 1 mijë viktima. Deputeti i PS-së arrin në këtë përfundim duke marrë si krahasim atë që ka ndodhur në Suedi dhe numrin e vdekjeve për 1 milionë banorë.
“Nëse për një moment Shqipëria do të kishte marrë masa të njëjta si Suedia, do të kishim një numër fatalitetesh më shumë se sa sot, që do të thotë se do të kishim mbi 1 mijë”, u shpreh z. Beqaj.
Ai nënvizoi se edhe vendet që nuk kanë marrë masa shtrënguese kanë pasur pasoja në ekonomi. Sipas ish-ministrit kjo vjen për shkak të ndikimit nga importet.
I pyetur nga gazetarja, Ilva Tare lidhur me hamendësimet se karantina nuk luan rol kyç në përhapjen e coronavirus, z. Beqaj tha se, Italia ka marrë masa por i ka zbatuar me vonesë.
Për masat aktuale, ish-ministri komentoi se në fundjave njerëzit priren të jenë më të socializuar se gjatë ditëve të javës, ndaj edhe vendosen masa kufizuese.
“Gradualisht, nga 1 qershori do të vazhdojë situata më se normale. Nga kufizimet mbete ende i paqartë transporti publik’, deklaroi z. Beqaj gjatë intervistës në “Ilva Now”.
Ai shtoi se vëren se nuk ka ndërgjegjësim mes qytetarëve dhe kjo ndoshta vjen dhe nga prekja e lehtë që kaloi vendi ynë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar