Imazhet satelitore të përdorura nga studiuesit e Harvardit sugjerojnë se pandemia ka nisur në vjeshtë
Pamje satelitore nga parkingu i spitalit të Wuhanit si edhe pyetjet në motorët e kërkimit, ngrijnë dyshime se pandemia e COVID-19 mund të ketë nisur shumë më herët nga çfarë është menduar fillimisht, sipas një studimi nga Fakulteti i Mjekësisë i Harvardit.
Studiuesit përdorën më shumë se 110 imazhe satelitore të gjashtë spitaleve në Wuhan nga periudha e janarit të 2018 deri në prill të 2020 si edhe të dhëna nga kërkimet me fjalë kyçe “kollë” dhe “diarre” në motorin e kërkimit në Kinë, Baidu, për periudhën prill 2017 – maj 2020.
Ata zbuluan se “rritja e trafikut në spitale dhe rritja e kërkimeve mbi këto simptoma në Wuhan sugjerojnë se pandemia SARS-CoV-2 ka nisur më herët se dhjetori i 2019, siç është dokumentuar.
Rritja e trafikut në parkingjet e spitaleve është vërejtur në gusht të 2019 duke arritur kulmin në dhjetor të 2019.
Gushti ishte gjithashtu muaji që shënoi “një rritje unike në kërkimet për diarrenë, diçka që nuk ishte parë më herët në sezonet e gripit apo të pasqyruara në të dhënat e kërkimeve mbi kollën”.
Kërkimet në internet mbi kollën koincidojnë me sezonin e përvitshëm të influencës, por diarreja është një simptomë më specifike e COVID-19 që lidhet vetëm me pandeminë aktuale, thonë studiuesit.
Studimi, i cili akoma nuk është vlerësuar nga studiues të tjerë, pranon se procesi kishte disa kufizime, ku shumë prej imazheve satelitore nuk mund të përdoreshin pasi retë kishin sfumuar pamjen duke mos lejuar numërimin e saktë të makinave të parkuara.
“Ndërsa nuk mund të konfirmojmë se këto të dhëna janë të lidhura drejtpërdrejtë me virusin, ato mbështesin disa studime të tjera që tregojnë se COVID-19 ka ardhur para identifikimit zyrtar në tregun e frutave të detit në Hunan”, shpegojnë ata.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta