2-fishohet kërkesa për fruta ekzotike nga Ekuadori

24 Janar 2022 | 16:30

Tregtia me Ekuadorin u rrit me ritme të shpejta pas vitit 2015. Asokohe, vendi ynë merrte 15 mijë tonë mallra dhe 7 vjet më pas ka blerë dyfish fruta.

Arkat me banane, që mbushen në portet e Ekuadorit përshkojnë mbi 12 mijë kilometra për të ardhur në Shqipëri. Kompanitë që porositin këto ngarkesa janë zgjeruar në tregun shqiptar.

Frutat tropikale që sjell Ekuadori përbëjnë 85% të importeve, ndjekur nga prodhimet e detit, me 13%. Vitin e kaluar Shqipëria pagoi mbi 3 mld lekë për llogari të shtetit latin.

Këto janë vetëm shifrat për mallrat e deklaruara dhe të zhdoganuara me dokumente. Pjesa e drogës së kapur brenda ngarkesave me fruta ekzotike dhe asaj që potencialisht mund të ketë kaluar larg syrit të policisë, nuk llogaritet.

Në 4 vitet e fundit në Shqipëri është kapur mbi 1 tonë kokainë. 15 ngarkesa të ardhura nga Ekuadori janë bllokuar në Durrës, dhe shumë kontejnerë janë kapur që në nisje, përtej Atlantikut.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026