Incidenti vdekjeprurës me trena në Indi, mbi 100 trupa të paidentifikuar

6 Qershor 2023 | 10:45

Autoritetet indiane bënë thirrje të vazhdueshme më 6 qershor që familjarët të ndihmojnë në identifikimin e mbi 100 trupave që ende kanë mbetur në spitale, pasi 275 njerëz u vranë në përplasjen hekurudhore më vdekjeprurëse të vendit në më shumë se dy dekada.

Incidenti vdekjprurës hekurudhor i 2 qershorit, ku një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash të palëvizshëm, doli nga shinat dhe goditi një tren tjetër pasagjerësh që lëvizte në drejtim të kundërt.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për t’i shpëtuar të mbijetuarit dhe për të pastruar dhe riparuar dëmet, trenat rifilluan të qarkullojnë në atë zonë në lindje të Indisë, mbrëmjen e 4 qershorit.

Deri në mbrëmjen e 5 qershorit, rreth 100 trupa nuk ishin identifikuar ende, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shëndetësisë Shtetërore për ajgencinë e lajmeve, Reuters.

Përplasja e tre trenave në mbrëmjen e së premtes, është përshkruar si aksidenti më i rëndë me trena në Indi, këtë shekull.

Më shumë se 1.000 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026