Indekset e aksioneve amerikane bien pas kërcënimeve të Trump për tarifa ndaj BE

23 Maj 2025 | 21:12

Vlerat e aksioneve amerikane u dobësuan sot, ndërsa Presidenti Donald Trump ringjalli frikën e një krize tregtare, pasi njoftoi tarifa më të ashpra ndaj Apple dhe Bashkimit Evropian.

Kështu, pas hapjes së tregjeve amerikane të aksioneve këtë mëngjes, indeksi Dow Jones humbi 343 pikë, ose 0.8 për qind të vlerës së tij, S&P 500 humbi rreth 1.0 për qind dhe Nasdaq humbi 1.2 për qind, raportoi CNN (CNBC).

Apple humbi më shumë se dy për qind të vlerës së saj në treg pasi Donald Trump njoftoi në Truth Social se iPhone-ët e shitur në Shtetet e Bashkuara duhet të prodhohen në atë vend.

Ai theksoi se përndryshe Apple duhet të paguajë një tarifë prej të paktën 25 për qind.

Kërcënimi i Trump ndaj Apple është i pari i tillë kundër një kompanie specifike pas futjes së të ashtuquajturave tarifa reciproke këtë vit.

Aksionet e kompanive të tjera të teknologjisë gjithashtu patën një rënie të ndjeshme, kështu që Micron humbi 2.5 për qind të vlerës së saj të tregut, Qualcomm u dobësua me 3.3 për qind dhe Nvidia me rreth 1.0 për qind.

Presidenti tha gjithashtu se bisedimet tregtare me BE-në “nuk po çojnë askund” dhe rekomandoi “një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50 për qind për Bashkimin Evropian, duke filluar nga 1 qershori”.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh

Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha misterioze që u shfaqën në Forrest Beach, në veri të Queensland, dhe që dyshohet se...
18:15 | 05/07/2026

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan 250-vjetorin e lindjes, me fishekzjarrë, avionë dhe dronë, me motin që nuk ishte më i miri, diku me shi...
16:38 | 05/07/2026

Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën

Kremlini deklaroi se Rusia po krijon një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një masë të nevojshme për garantimin e...
16:21 | 05/07/2026