Indi, zjarr në një spital për pacientë me COVID-19, raportohet për 13 viktima

23 Prill 2021 | 12:01

Zjarri që ka rënë në një spital ku trajtoheshin pacientë të infektuar me COVID-19 ka lënë pas të paktën 13 viktima gjatë ditës së premte, teksa India po përballet me shifrat më të larta që prej fillimit të pandemisë.

Sipas një zyrtari nga spitali “Vijay Vallabh” shkaktar për zjarrin ka qenë një shkëndijë tek impiantet e ajrit të kondicionerit ndërsa flakët janë shtuar si pasojë e prezencës së lartë të sasisë së oksigjenit në pavijonet e terapisë intensive.

Ky është incidenti më i fundit në një prej ambienteve spitalore të Indisë, ndërsa të mërkurën 22 pacientë me COVID-19 humbën jetën pas shterimit të oksigjenit në rezervat e bombolave të oksigjenit.

Autoritetet shëndetësore në veri dhe perëndim të Indisë, përfshi dhe në Nju Delhi, thanë se gjenden në mesin e një krize të madhe si pasojë e mbingarkimit të spitaleve dhe mungesës së oksigjenit.

India regjistroi 332.730 raste të reja gjatë së premtes, shifër rekord për ditën e dytë radhazi.

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026