Infektimi i Trump me COVID-19, reagon Joe Biden
Ish-zv. presidenti dhe kandidati aktual për presidenti, Joe Biden i ka uruar shërim të shpejtë presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij.
Reagimi i Biden vjen pasi rezultatet e testit zbuluan se Donald dhe Melania Trump ishin pozitivë dhe janë karantinuar.
“Jill dhe unë, u dërgojmë lutjet tona që Presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump të shërohen sa më shpejt. Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”, shprehet Biden.
Jill and I send our thoughts to President Trump and First Lady Melania Trump for a swift recovery. We will continue to pray for the health and safety of the president and his family.
— Joe Biden (@JoeBiden) October 2, 2020
Lajmi për infektimin me COVID-19 është bërë me dije nga vetë Trump në një postim në rrjetin social Twitter.
“Unë dhe Melania rezultuam pozitivë me COVID-19. Ne do të nisim menjëherë procesin e karantinës dhe të shërimit. Ne do ta kalojmë së bashkë këtë situatë”, shkruan Trump në Twitter.
Nuk është ende e qartë se si ky zhvillim do të ndikojë për debatin e dytë presidencial, i cili është planifikuar për në 15 tetor.
Presidenti, i cili testohet rregullisht, javët e fundit ka mbajtur një orar rigoroz të udhëtimit në të gjithë vendin, duke zhvilluar tubime me mijëra njerëz, pavarësisht paralajmërimeve nga profesionistë të shëndetit publik kundër eventeve me turma të mëdha.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta