Infermierja zbulon fjalët e fundit të ish-Papa Benediktit të XVI

1 Janar 2023 | 21:35

Fjalët e fundit të Papa Emeritus Benediktit XVI ishin “Zot, të dua”, tha sekretari i tij prej shumë kohësh të dielën, duke cituar një infermiere që ndihmoi në kujdesin e 95-vjeçarit në orët e tij të fundit .

Kryepeshkopi Georg Gaenswein, një prelat gjerman i cili jetonte në manastirin e Vatikanit, ku Benedikti u vendos pas pensionimit të tij në vitin 2013, tha se infermierja tregoi se kishte dëgjuar Benediktin duke thënë ato fjalë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës . Papa në pension vdiq më vonë mëngjesin e asaj dite.

“Benedikti XVI, me një zë të dobët, por në një mënyrë shumë të dallueshme, tha në italisht, ‘Zot, të dua'”, tha Gaenswein për mediat zyrtare të Vatikanit, duke shtuar se kjo ndodhi kur ndihmësit që kujdeseshin për Benediktin po ndryshonin turne.

“Unë nuk isha aty në atë moment, por infermierja e tregoi pak më vonë”, tha kryepeshkopi. “Ishin fjalët e tij të fundit të kuptueshme, sepse më pas, ai nuk ishte në gjendje të shprehej më”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026