Rritet kostoja e jetesës në Shqipëri, inflacioni mbi normë
Kostoja e jetesës së shqiptarëve gjatë vitit 2022 do të rritet sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë për normën e inflacionit.
Guvernatori Gent Sejko, tha se ndikim do të ketë inflacioni i lartë, që gjatë këtij viti do të jetë mbi objektivin prej 3%.
Sejko theksoi se norma e inflacionit do të rikthehet në normalitet vetëm gjatë vitit 2023.
“Inflacioni në vend shënoi një rritje të shpejtë gjatë tremujorit të katërt, duke arritur vlerën 3.7% në muajin dhjetor”, tha Sejko.
Inflacioni është i pranishëm në çmimet e thuajse të gjithë artikujve të shportës së konsumit.
Gjithashtu rritja e inflacionit u diktua nga rritja e çmimeve të ushqimeve të përpunuara dhe të naftës.
Guvernatori tha se paga mesatare u rrit me 6.9% në nivel ekonomie dhe me rreth 8% për sektorin privat.
Nga ana tjetër, Sejko u shpreh se norma e papunësisë është ulur në 11.3%.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 10.4% gjatë tre tremujorëve të parë të 2022.
LEXONI GJITHAHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet