Inflacioni në BE vijon ‘fluturimin’, rritja e çmimeve vështirëson jetën e qytetarëve
Jetesa për miliona evropianë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Vende si Gjermania, që vetëm pak muaj më parë mburrej me shifrat makro ekonomike, po shkojnë drejt recesionit të frikshëm në mënyrë të pakthyeshme.
Çdo gjë është e shtrenjtë, shumë produkte mungojnë dhe gjendja në llogaritë bankare nuk mjafton.
“Ndonjëherë kur bëj pazar ka mungesë produktesh, si për shembull vaji dhe më duket një marrëzi kur duhet të blej produkte të shtrenjta, pasi nuk kam shumë para”, thotë një qytetare.
Shqetësimet e njerëzve, por edhe zyrtarëve, konfirmohen nga Eurostat me të dhëna. Shtatorin e kaluar, inflacioni u përshpejtua në Evropë, duke arritur në 9.9% në nivel vjetor krahasuar me 9.1 që ishte në gusht.
Gjermania ishte pranë 11-përqindëshit, republikat baltike kaluan 20%, Franca 6.2, Malta 7.4 dhe në fund Finlanda me 8.4%. Sërish, energjia u konsiderua faktori kyç në rritjen e kuotës së inflacionit, e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani.
Në këtë kontekst, me perspektivën për rritje të mëtejshme të normave të interesit për të luftuar inflacionin, euro ka humbur terren kundrejt dollarit. Gjithashtu, ndërhyrjet e BQE-së mund të intensifikojnë ngadalësimin e ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta