Inflacioni në Greqi në nivele rekord prej rritjes së çmimeve

Inflacion
11 Shkurt 2022 | 15:37

Inflacioni në Greqi ka arritur nivele rekord. Dëmet nga stuhitë e borës kanë ndikuar gjithashtu që çmimet të rriten nga 20-50% për produkte të caktuara.

Qytetarët grekë ankohen se ndërsa gjithçka shtrenjtohet, rrogat ngelin të njëjtat për mos të thënë ulen.

Që nga shtatori, qeveria ka shpenzuar më shumë se 2 miliardë euro për të subvencionuar faturat e energjisë elektrike dhe gazit për familjet, bizneset dhe fermerët. Lehtësimi financiar vijon edhe në shkurt.

Qeveria  ka njoftuar  një rritje prej 2% në pagën minimale dhe do të ulë normat e tatimit mbi pronën me 13% . Federata greke e konsumatorëve pretendon se lehtësimet nuk janë të mjaftueshme aq më pak për familjet me të ardhura të ulëta.

Që nga java e kaluar fermerët në Greqinë qendrore kanë parkuar qindra traktorë në autostradën kombëtare, për të kërkuar më shumë ndihmë nga shteti.

Duke kërcënuar se do të bllokojnë rrugët, ata duan që subvencionet e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë të rriten nga 50 në 80% dhe të vazhdojnë për pjesën tjetër të vitit. Fermerët kërkojnë dhe ulje të karburantit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026