Inkriminimi i Trump, avokatët mbrojtës: Gjueti shtrigash e motivuar politikisht
Akuza ndaj Donald Trump për nxitje të dhunës është një “gënjeshtër monstruoze”. Kështu deklaruan avokatët e ish-presidentit, teksa prezantuan provat në Senat.
Avokati Michael van der Veen e quajti procesin e inkriminimit të nisur ndaj ish-kreut të shtetit një “gjueti shtrigash të motivuar politikisht nga demokratët.
Trump akuzohet për nxitje të kryengritjes në Capitol Hill më 6 janar, ku humbën jetën 6 persona.
“Asnjë person i arsyeshëm nuk mund të besojë se fjalimi i presidentit më 6 janar ishte një nxitje e dhunës apo rebelimit. Ky sugjerim është haptazi një absurditet”, tha Michael van der Veen, avokat i ish-presidentit Donald Trump
Sipas avokatit, pjesa “luftoni si të marrë” e thënë nga ish-presidenti ishte thjesht një fjalim politik.
Duke iu drejtuar senatorëve, ai u shpreh se kjo ishte një përpjekje për të njollosur dhe mbyllur gojën jo vetëm zotit Trump, por dhe 75 milionë amerikanëve që votuan për të.
Përfaqësuesi ligjor argumentoi gjithashtu se presidenti kishte të drejtë të apelonte rezultatin e zgjedhjeve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta