Inovacionet ukrainase në betejë, Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se Ukraina ka zhvilluar me shpejtësi teknologji të reja të provuara në fushën e betejës. Gjermania do të forcojë bashkëpunimin në mbrojtje midis dy vendeve.
Gjermania përfiton nga mbështetja e saj ushtarake për Ukrainën, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.
Në një diskutim në tryezë të rrumbullakët me zyrtarë qeveritarë nga të dyja palët, si dhe përfaqësues të industrisë gjermane, Pistoriusi vuri në dukje se Gjermania po mëson nga Ukraina në fusha të tilla si teknologjia e dronëve dhe mbrojtja kibernetike.
“Ukraina është një vend që, nga nevoja, ka zhvilluar një kapacitet të jashtëzakonshëm për inovacion dhe shpejtësi,” deklaroi Pistorius.
“Ata nuk zhvillojnë teknologji në kushte laboratorike, por – fjalë për fjalë – në fushën e betejës.”
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën
Pistorius vuri në dukje se Ministria Gjermane e Mbrojtjes planifikon të dërgojë më shumë atashe ushtarakë në ambasadën gjermane në Kiev për të vepruar si ndërlidhës për një bashkëpunim më të ngushtë në mbrojtje.
Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, e cila gjithashtu mori pjesë në bisedime, njoftoi planet për të krijuar një zyrë ndërlidhëse të dedikuar për kompanitë gjermane që dëshirojnë të bashkëpunojnë me Ukrainën.
Nga ana e tij, Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi pas bisedimeve se buxheti gjerman për vitin 2027 – i planifikuar për prezantim të mërkurën – do të tregojë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë për Ukrainën.
Sipas njoftimeve të mëparshme, Gjermania planifikon t’i japë Ukrainës 11.6 miliardë euro në vitin 2027, të pasuara nga 8.5 miliardë euro në vit midis viteve 2028 dhe 2030. /DW
Peshkaqeni i bardhë i madh shihet për herë të parë në Detin Mesdhe
Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz
Evropa e gatshme të marrë rol udhëheqës në bisedimet për paqen në Ukrainë
- 20:29 Peshkaqeni i bardhë i madh shihet për herë të parë në Detin Mesdhe
- 20:21 Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje
- 20:09 Rama i përgjigjet Iranit për protestat në Shqipëri: Nuk do na frikësoni dhe nuk do kërkojmë falje
- 19:58 Rama për Reuters: Projekti në Zvërnec do të vijojë pavarësisht protestave
- 19:57 Forcat amerikane bombardojnë një tanker në Gjirin e Omanit
- 19:47 “Opozita jemi ne” – Redi Muçit i kërkohet të largohet nga protesta (VIDEO)