Instituti italian: 96% të viktimave me sëmundje shoqëruese

26 Maj 2020 | 19:51

Përhapja e koronavirusit në Itali ka prekur në masën dërrmuese të moshuarit, kryesisht ata që vuanin nga sëmundje të tjera, raporton Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj. Sipas statistikave të fundit, 96% e viktimave nga Covid-19 vuanin nga sëmundje të tjera dhe mosha mesatare e tyre është rreth 80 vjeç.

Rezultatet e studimit të publikuar tregojnë se vetëm se  4.1% e totalit të vdekjeve, nuk kishin patologji të mëparshme. Pothuajse 60% e viktimave vuanin nga të paktën tre sëmundje dhe rreth një e pesta vuante nga dy sëmundje paraprake.

Më shumë se 68% vuanin nga hipertensioni, rreth 30% nga diabeti dhe 28% vuanin nga sëmundje të zemrës. Mosha mesatare e rasteve të të prekurve është 62 vjeç, megjithatë rreth 30% e të infektuarve janë nën moshën 50 vjeçare.

Viktimat tregojnë për një hendek gjenerues më të gjerë, ku vetëm 1.1% e viktimave kanë qenë nën moshën 50 vjeçare dhe më shumë se 57% mbi 80 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026