Irani dhe fuqitë botërore pro rikthimit të SHBA në marrëveshjen bërthamore

2 Prill 2021 | 19:05

Irani dhe fuqitë e mëdha pjesëmarrëse në marrëveshjen që e ndalon Teheranin të zhvillojë armë bërthamore deklaruan të premten se janë gati të mirëpresin rikthimin e Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësuesit e Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Iranit  si dhe Bashkimit Europian, thanë se “njohin perspektivën e një rikthimi të plotë të Shteteve të Bashkuara dhe theksuan gatishmërinë e tyre për këtë zhvillim.

Nënshkruesit e marrëveshjes konfirmuan se do të rinisin bisedimet javën e ardhshme në Vjenë mbi marrëveshjen e 2015 “në mënyre që të identifikojnë qartësisht heqjen e sanksioneve dhe masat e që duhen zbatuar për armatimin bërthamor”.

Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 me vendim të presidentit Donald Trump, por pasardhësi i tij Joe Biden ka sinjalizuar se SHBA është e gatshme të rikthehet.

Irani ka shkelur vazhdimisht kufizimet e marrëveshjes mbi sasinë e pasurimit me uranium. Lëvizjet e Teheranit kanë qenë të përllogaritura për të ushtruar presion ndaj kombeve të tjera në marrëveshje – Rusia, Kina, Franca, Gjermania dhe Britania – që ato të bënin më shumë për të hequr sanksionet e forta të vendosura nga ish-presidenti Trump.

Irani ka deklaruar se përpara se SHBA t’i rikthehet marrëveshjes ajo duhet t’i rikthehet dhe detyrimeve ndaj marrëveshjes duke hequr sanksionet.

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026