Irani: Ende po shqyrtojmë propozimin e SHBA-së

6 Maj 2026 | 19:03

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei në intervista me mediat iraniane ka deklaruar këtë të mërkurë se Irani është ende duke shqyrtuar propozimin e fundit të Shteteve të Bashkuara.

“Plani dhe propozimi i SHBA-së janë ende duke u shqyrtuar nga Irani dhe, pasi të finalizojë pikëpamjet e tij, Irani do t’ia përcjellë ato palës pakistaneze”, tha Baghaei për Agjencinë Iraniane të Lajmeve Studentore, ISNA.

Zëdhënësi më vonë theksoi në një intervistë me transmetuesin shtetëror IRIB se shqyrtimi është ende duke u zhvilluar dhe se Irani ende nuk ia ka paraqitur përgjigjen e tij ndërmjetësve pakistanezë.

“Shkëmbimi i mesazheve përmes ndërmjetësit pakistanez është duke vazhduar dhe shqyrtimet e teksteve të shkëmbyera vazhdojnë”, tha Baghaei.

“Përgjigja e Iranit ndaj pikëpamjeve të SHBA-së në lidhje me propozimin prej 14 pikash të vendit tonë ende nuk i është përcjellë palës pakistaneze”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026