Irani kërcënon me mbylljen e Hormuzit dhe sulme ndaj rajonit

22 Mars 2026 | 15:28

IRGC ka paralajmëruar për pasoja të rënda në rast se Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ndaj centraleve bërthamore të Iran, pas deklaratave të mëhershme kërcënuese nga Donald Trump.

Në një deklaratë zyrtare, Garda Revolucionare Islamike tha se nëse objektet bërthamore iraniane shënjestrohen, Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet “plotësisht” dhe nuk do të rihapet deri në rindërtimin e tyre.

IRGC paralajmëroi gjithashtu se infrastruktura energjetike, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, si dhe termocentralet në Izrael do të jenë objektiva të sulmeve të gjera. Sipas deklaratës, edhe kompani të ngjashme në rajon me aksionarë amerikanë do të “shkatërrohen plotësisht”.

Më tej, u theksua se termocentralet në vendet e rajonit që strehojnë baza amerikane do të konsiderohen objektiva legjitime, duke rritur ndjeshëm tensionet dhe rrezikun për një përshkallëzim të gjerë në Lindjen e Mesme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026