Inspektorë ndërkombëtarë kanë bërë me dije se Irani ka planifikuar të shtojë sasinë e elementit të uraniumit me 20 për qind në impiantin bërthamor të gjendur nëntokë. Ky informacion ka shqetësuar shtetet fqinje dhe perëndimin, pasi një veprimtari e tillë mendohet se mund t’i hapë rrugë Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore.
Këtë argument e ka mbështetur edhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ka nënvizuar se Teherani nuk do ta lejojë veprimtari si kjo. Gjithashtu, ky plan për të rritur nivelin e uraniumit shkel marrëveshjen nukleare të vitit 2015 mes Iranit dhe superfuqive.
Një shkelje e tillë vendos në rrezik edhe përpjekjet e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden, për t’u ribashkuar me marrëveshjen e 2015-ës. Teherani ka filluar ta shkelë akordin nuklear që në vitin 2019.