Luarasi: Do të çojmë në Parlament projektligjin për regjistrin publik me të dënuarit për krime seksuale
Në kuadër të protestës së fundit në vend, kundër abuzimit seksual, pedagogia Iris Luarasi, në një lidhje direkte me “Ilva Now” dha të dhëna mbi projektligjin për të krijuar një regjistër publik me të dënuarit për krime seksuale. Ajo tha se ky projektligj pritet të dorëzohet në Parlament, javën e ardhshme.
“Mblodhëm 20 mijë firma të qytetarëve shqiptarë dhe javën tjetër do të çojmë edhe projektligjin në Parlament. Synojmë që regjistri të jetë publik, i asksesueshëm, gjithmonë duke ruajtur normën që askush të mos lëndohet”, u shpreh znj. Luarasi.
Iris Luarasi u shpreh e shqetësuar mbi fenomenin e abuzimit seksual në vend dhe më specifikisht me mënyrën se si burrat përdorin mjetin e kërcënimit për t’ua mbyllur gojën viktimave pasi t’i kenë përdhunuar.
“Ajo që po shohim në Shqipëri është e tmerrshme sepse po përdoren fëmijë të vegjël të cilët shantazhohen në momentin që kryejnë marrëdhënie me një njeri që e duan”, tha Iris Luarasi.
Znj. Luarasi tha se pavarësisht se edhe institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ndërgjegjësimi duhet të nisë nga vetë shoqëria, e cila nuk duhet të jetë indiferente, sipas pedagoges, ndaj fenomeneve të dyshimta.
“Nuk është vetëm çështje institucionesh sepse nëse ti nuk ngre të gjithë ndërgjegjësimin e shoqërisë, në kuptimin që e shikon ajo fqinja atë vajzën që po e thërret një burrë 32 vjeç, të lajmërojë policinë, familjen sepse ne jemi tërhequr në pikat tona familjare dhe bëjmë sikur nuk e shikojmë”
Iris Luarasi tha se një pjesë e përgjegjësisë i takon shkollës dhe më specifikisht, mësuesve. Ajo theksoi si të rëndësishëm komunikimin midis mësuesit dhe prindit.
“Unë mendoj që nëse secili prej atyre mësuesve, do të bënte atë detyrën e shenjtë që bënte çdo mësues kur kemi qenë ne të vegjël, që na shikonte dhe nëse flisnim lajmëronte menjëherë prindin, kjo është tani një gjë që nuk ndodh, por edhe kjo ka lidhje se edhe mësuesit janë produkt i kësaj shoqërie”, tha znj. Luarasi.
“Të gjithë themi ç’më duhet mua, pse të përzihem unë? Kështu do të shohim viktima të tjera”, shtoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë