Ish-futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey përballet me dy akuza të tjera për përdhunim
Një ish-futbollist i Arsenalit po përballet m dy akuza për përdhunim. Thomas Partey do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster më 13 mars për t’u përballur me akuzat, të cilat lidhen me një viktimë të supozuar në vitin 2020.
Vepra e dyshuar penale u raportua në polici në gusht 2025. Në shtator, 32-vjeçari u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Southwark për të mohuar pesë akuza për përdhunim kundër dy grave të tjera dhe një akuzë për sulm seksual kundër një të trete.
Këto vepra të dyshuara penale ndodhën midis viteve 2021 dhe 2022, kur ai luante për Arsenalin. Mesfushori ganez, i cili tani luan për klubin spanjoll Villarreal, do të dalë në gjyq në të njëjtën gjykatë më 2 nëntor.
Avokati i tij më parë tha se ai mohon të gjitha akuzat kundër tij.
Partey iu bashkua Arsenalit nga Atletico Madrid në vitin 2020 në një transferim me vlerë rreth 45 milionë paund, përpara se të largohej nga klubi në qershor të vitit të kaluar.
Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
Shifrat e pabesueshme të Messit
9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë