Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i Donald Trump, është deklaruar fajtor për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar të sigurisë, në lidhje me shënimet që ai përpiloi për një libër.
Bolton, i cili tashmë është një kritik i njohur i presidentit amerikan, ishte paditur për 18 akuza që lidheshin me trajtimin e papërshtatshëm të materialeve të klasifikuara dhe fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm.
Të premten, ai pranoi një akuzë të vetme për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar. Dokumentet që ai mbajti përfshinin shënime ditari me informacione të mbrojtjes kombëtare, disa prej tyre të klasifikuara në nivelin “tepër sekret”.
Sipas prokurorëve, Bolton përballet me një dënim deri në pesë vjet burg dhe ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 2.25 milionë dollarësh.
Ai do të informojë gjithashtu zyrtarët e sigurisë kombëtare për informacionin e klasifikuar që ka mbajtur në mënyrë të paligjshme, si dhe do të kryejë 100 orë shërbim në komunitet.
Gjatë seancës gjyqësore, pasi gjykatësi lexoi akuzat, përfshirë edhe dërgimin e shënimeve të ditarit me informacione të ndjeshme te anëtarët e familjes së tij, Bolton pranoi se akuzat ishin të sakta.
“Unë e bëra, nderi juaj”, tha Bolton, duke shtuar se “i vinte keq për këtë”.
Sipas mediave amerikane, ai do të dënohet më 28 tetor.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes