Ish-ministri i Financave në Austri, dënohet me 8 vjet burg
Karl-Heinz Grasser, ish-ministër i Financave në Austri është dënuar me 8 vjet burg për rolin e tij në një skandal korrupsioni të profilit të lartë. Grasser u shpall fajtor për përvetësim, marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për shitjen e mijëra apartamenteve shtetërore.
Gjykata në Vjenë thotë se Grasser ishte i përfshirë në transaksionin me vlerë mbi 9 milionë euro, ndërsa vetë politikani mohoi akuzën dhe do ta apelojë vendimin. Grasser u bë ministri më i ri i Financave në historinë e Austrisë kur mori detyrën në vitin 2000, në atë kohë 30 vjeç.
Në çështje janë përfshirë dhe 14 të dyshuar të tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirën ë pastrim parash, ryshfet dhe falsifikim. Sipas gjykatës, Grasser dhe një ndërmjetës kanë dhënë informacion për tenderin gjatë skemës së privatizimit të 60 mijë apartamenteve në mënyrë që një ofertues të shpallej fitues.
Tenderi u fitua nga një konsorcium për vlerën 961 milionë euro në vitin 2004, ndërsa apartamentet vlerësoheshin sa dyfishi i kësaj shume. Gjykata thotë se ftuesit e tenderit kanë pagua 1% të vlerës, 9.6 milionë euro, për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të partisë FPO Ëalter Meischberger dhe lobuesit, Peter Hochegger, të cilët gjithashtu janë dënuar me burg.
Kjo shumë parash u nda në tri llogari bankare në Lihtenshtejn. Vendimi u bazua në qindra dëshmi dhe përgjime telefonike. “Ata që bëjnë biznes në mënyrë të ndershme nuk u nevojitet asnjë llogari në Lihtenshtejn”, tha gjykatësja Marion Hohenecker.
Ajo tha se provat tregojnë se oferta fituese është arritur përmes ryshfetit dhe është bërë e mundur për shkak të abuzimit të detyrës nga ish-ministri i Financave. Nga ana tjetër, avokati i Grasser e përshkroi vendimin si një “gjykim të gabuar” dhe tha se çështja do të apelohej në Gjykatën e Lartë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta