Ish-presidentët Obama, Bush dhe Clinton dalin vullnetarë për të marrë vaksinën kundër COVID-19
Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama, George W.Bush dhe Bill Clinton kanë konfirmuar se do të dalin vullnetarë për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në mënyrë që të demonstrojnë sigurinë e vaksinës tek populli.
“Ndoshta do të dal në televizor duke u vaksinuar, vetëm që populli ta dijë se unë kam besim tek shkenca”, ka thënë Obama.
Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga coronavirus për të dytën ditë radhazi në Shtetet e Bashkuara teksa sistemi shëndetësor përgatitet për atë që e ka cilësuar si “sezonin më të rrezikshëm të vitit”.
Të mërkurën, SHBA pati një shifër rekord viktimash me 2.811 jetë të humbura në një ditë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Reuters.
Ndërsa, në po të njëjtën ditë u regjistruan rreth 200 mijë raste të reja në mbarë vendin, ndërsa numri i pacientëve që po kurohen në spitale ka shkuar në afërsisht 100 mijë.
Lexoni gjithashtu
- Rusia nis vaksinimin, mësuesit dhe mjekët marrin dozat e para të vaksinës Sputnik V
- Strategjia e vaksinimit, Franca nis fazën e parë në janar, Portugalia synon të vaksinojë 1 milion banorë në janar-prill
- “Vaksina fenomenale”, OBSH: E ardhmja duket më e kthjellët, dozat e para të limituara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta