Ish-presidenti i Këshillit Evropian: Jemi në udhëkryq, marrëdhënia tradicionale transatlantike ka vdekur

22 Janar 2026 | 14:13

Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar se beson që marrëdhënia tradicionale transatlantike “ka vdekur” dhe se Evropa do të duhet të kalojë nëpër një periudhë konfrontimi politik me SHBA-në.

 “Jemi në një udhëkryq”, tha Michel për CNN në Bruksel përpara një samiti të liderëve të BE-së që u thirr për të diskutuar kërcënimet e Presidentit Donald Trump kundër Groenlandës.

Samiti po vazhdon edhe pasi Trump tërhoqi kërcënimet e tij për tarifa kundër vendeve evropiane që kundërshtuan ambiciet e tij për Groenlandën dhe përjashtoi dje përdorimin e forcës ushtarake.

Michel tha se beson që udhëheqësit evropianë tani kanë nevojë për një qasje të re ndaj presidentit të SHBA-së.

“Në muajt e fundit, ajo që bëmë, mendoj se ishte një gabim. Ne kemi zgjedhur diplomacinë lajkatare. Prandaj vendosëm të qetësojmë Shtëpinë e Bardhë. Dhe cili është efekti? Efekti i vetëm është se nxit gjithnjë e më shumë ambicie dhe gjithnjë e më shumë përparim në retorikë. … Nuk funksionon.”

Ai gjithashtu u dha një mesazh udhëheqësve evropianë, duke thënë se duhet të jenë të fortë dhe të guximshëm. Michel pati edhe një mesazh për Shtëpinë e Bardhë ku u shpreh se duhet të respektojë Evropën.

“Mjaft, dhe ne jemi gati të përdorim mjetet që kemi në zotërim. Ne kemi shumë mjete, dhe tani është koha të na respektojnë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026