Ish-roja 100-vjeçar i kampit të përqendrimit del para gjykatës

7 Tetor 2021 | 15:49

Një ish-gardian 100-vjeçar i një kampi përqendrimi në Gjermani bëhet sot personi më i vjetër që ende nuk është gjykuar për krime të epokës naziste. I dyshuari, i identifikuar vetëm si ‘Josef S’, akuzohet për bashkëpunim në pushkatimin e të burgosurve të luftës.

Ai akuzohet se “me vetëdije dhe me dëshirë” ka ndihmuar në vrasjen e 3.518 të burgosurve në kampe përqendrimi mes viteve 1942-1945. I akuzuari, i cili jeton prej vitesh në zonën e Brandenburgut, ka refuzuar të flasë publikisht për gjyqin. Avokati Thomas Walther, i cili përfaqëson të mbijetuarit, i ka kushtuar vitet e tij të pensionit për të nxjerrë në gjyq nazistët e fundit të mbijetuar, pavarësisht moshës së tyre. Drejtësia nuk ka “afat skadence”, thekson avokati .Josef S ishte 21 vjeç kur u bë për herë të parë shef në Sachsenhausen në 1942.

Tani pothuajse 101 vjeç, ai konsiderohet i aftë të paraqitet në gjykatë deri në dy orë e gjysmë në ditë. I vendosur rreth 30 kilometra në veri të Berlinit, kampi Sachsenhausen mbante 200,000 të burgosur kryesisht luftëtarë të rezistencës, hebrenj, kundërshtarë politikë, homoseksualë dhe robër lufte. 100,000 të burgosur vdiqën nga puna e detyruar, vrasjet, eksperimentet mjekësore, uria ose sëmundjet para se kampi të çlirohej nga trupat sovjetike.

Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, gjermanët ngurronin të ndiqnin ish-nazistët, shumë prej të cilëve ende punonin në postet kryesore administrative dhe gjyqësore. Një vendim gjykate i vitit 2011 i hapi rrugën ndjekjeve penale, duke deklaruar se edhe ata që kontribuuan indirekt në vrasjet e kohës së luftës, mund të mbajnë përgjegjësi penale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026