Ish-zv. ministri i Financave: Mungon ndihma direkte për biznesin
Duke parë situatën e vështirë ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, këstet e kredive do të shtyhen deri në gusht. Këtë e siguroi kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ai u shpreh se tashmë është firmosur marrëveshje me guvernatorin e bankës së Shqipërisë.
Ndër të tjera, Rama shtoi se banka e Shqipërisë ka miratuar një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime pro-aktive të kredive deri në fundin e vitit 2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.
Gjatë një diskutimi në “Ilva Now’, Elton Haxhi, ish-zv. ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë u shprehën i një mendimi se qeveria duhet të kishte ofruar ndihmë direkte për biznesin, gjë të cilët nuk e ka bërë.
“Mund të ishin përfshirë dhe shtresa të tjera që janë prekur nga pandemia. Mungon ndihma direkte për biznesin. U dha vetëm shtyrja e qirasë dhe shtyrja e kredive”, tha z. Haxhi.
“Biznesi është pak i ndihmuar, qeveria ka mundësi që të bëjë shumë më tepër. Për të gjitha bizneset që rrezikojnë të mbyllen është e pafalshme që t’i lejosh të falimentojnë”, tha Çoçoli.
Sipas ish-zv. ministrit problem mbetet niveli i kredive të këqija, ku Shqipëria paraqet nivelin më të lartë në rajon.
“Bankat janë likuide dhe mund ta përballojnë një barrë të tillë në mënyrë që bizneset të përfitojnë në këtë periudhë vështirë, por niveli i kredive të këqija që ka Shqipëria është më i larti në rajon, është 8.4. Rreziku nga kreditë e këqija është një kambanë alarmi”, tha z. Haxhi.
Duke folur për parashikimet se sa do të jetë rënia ekonomike, ish-zv. ministri theksoi se që tani parashikohet një rënie prej 5%.
“Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, ne do të vuajmë një recesion prej 5%. Ky është skenar bazë, por BB ka dhe skenarë negativ, që është 7%. Nga shifrat e performacës së të ardhurave vërtetohet plotësisht rënia që parashikohet nga BB. Deri në fund të muajit maj ne e kemi pasur goditje 5%. Tani se sa kriza do të ndikojë nga maji e në vijim do të pasqyrohet në goditjen finale që do të marrë ekonomia”, nënvizoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta