Itali, shtrenjtimi i faturave të energjisë tkurr zbukurimet në qytete për festat
Nuk ka paqe për Krishtlindje. Në dy vitet e fundit, italianëve u është dashur të jetojnë me pandeminë gjatë pushimeve të Krishtlindjes, por ky supozohej të ishte viti i rilindjes, jo vetëm psikologjikisht, por edhe ekonomikisht.
Megjithatë, lufta në Ukrainë dhe kriza e rëndë e energjisë do të kenë një impakt tek Krishtlindja e këtij viti gjithashtu.
Shtrenjtimi i faturave të energjisë është bërë i papërballueshëm për shumë familje dhe biznese. Disa kryetarë bashkish kanë vendosur të heqin dorë nga zbukurimet e rrugëve në mënyrë që t’i ruajnë të ardhurat për ata që nuk mund të paguajnë faturat.
“Gjëja e parë nga e cila u tremba ishte fatura e energjisë së bashkisë sonë, e rritur 6-fish. Kjo është arsyeja përse nuk ndërmora iniciativa që mund t’i kushtonin gjithë qytetit, pasi qartazi kostoja e bashkisë reflektohet në kosto për qytetarët, në aspektin e shërbimeve dhe taksave”, tha Gianluca del Mastro, kryebashkiak i Pomiliano d’Arko.
Pomiliano d’Arko është një qytet me rreth 40 mijë banorë dhe është qendra e një prej vatrave më të rëndësishme industriale në jug të Italisë.Sinkron 2 Gianluca del Mastro, kryebashkiak i Pomiliano d’Arko:
“Shuma e parave që kemi lëvruar ishte 120 mijë euro. Në këto momente ne nuk e dimë se sa familje i janë bashkuar kësaj nisme, por besoj se do të jenë shumë. Parashikojmë që çdo familje të marrë nga 300 deri në 400 euro. Ky është një moment i rëndësishëm historik”, u shpreh del Mastro.
Në këtë periudhë të vitit, rrugët me dyqane janë të dekoruara me zbukurime dhe drita, por këtë vit ato janë të boshatisura. Vetëm dekorimet e dyqaneve nxisin shpirtin e Krishtlindjes. Me guxim, një babagjysh i vetmuar është ka ngjitur shkallët, si një ogur i mirë për vitin tjetër.
LEXONI GJITHASHTU
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë