Itali, të shëruarit nga COVID-19 japin këshilla për simptomat e infektimit

1 Dhjetor 2020 | 21:38

Ndërsa bota lufton kundër valës së dytë të pandemisë dhe me ankth po pret vaksinën, ka edhe nga ata që e mposhtën virusin pranverën e kaluar, por që vijojnë të vuajnë pasojat.

Ata e quajnë “Sindroma Post COVID” dhe simptomat variojnë nga rritja dhe rënia e temperaturës, tek dhimbja e muskujve, vështirësitë me frymëmarrjen, kujtesën, etj.

Morena Colombi nga Milano ka krijuar një grup në Facebook të quajtur “Ne që mposhtëm COVID-in” dhe që sot numëron mbi 10 mijë anëtarë, tek të cilët virusi ka lënë gjurmë, sikurse tek vetë ajo.

“Ka ditë kur ndihem paksa më mirë, por më pas përballem me të njëjtin problem sepse u ktheva në punë, por mund të punoj vetëm për 1 ose 2 javë. Më pas duhet të ndalem”, thotë Morena Colombi, themeluese e “Ne që mposhtëm COVID-in”.

Grupi është krijuar që njerëzit të mos ndihen vetëm. Sepse kush jep këshilla dhe zgjidhje gjendet gjithashtu i vetmuar.

“Në teori, kontakti ynë i parë duhet të jetë mjeku, por nëse ai nuk di asgjë për këtë sindromë nuk mund t’ju japë një diagnozë, ndaj ju mendoni se gjithçka do të kalojë, ose se jeni të vetmit, ose një hipokondriak, siç thonë disa”, shtoi Colombi.

Historia e Morenës dhe 10 mijë italianëve të tjerë pjesë e grupit është e ngjashme me atë të mijëra njerëzve përreth botës, që po luftojnë kundër një armiku ende të panjohur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026