Italia dhe Turqia, partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë

17 Shtator 2021 | 19:27

Gjatë muajit gusht ka pasur një rritje me 22,5% të eksporteve në krahasim me një vit më parë. Grupi që zë pjesën më të madhe të eksportit janë materialet e ndërtimit dhe metale.

Rritje kanë njohur dhe importet, ku në krahasim me një vit më parë pati rritje me 26,2%, ku pjesa dërrmuese janë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Gjatë muajit gusht Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve me Kosovën, Gjermaninë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa sa i takon importeve, Shqipëria ka pasur rritje më të madhe me Italinë, Turqinë dhe Gjermaninë, tregojnë të dhënat e INSTAT.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,1 %, të gjithë tregtisë. Në Gusht 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 64,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia, Turqia, Gjermania dhe Kina. Shkëmbimet tregtare, për 8-mujorin e parë 2021, me vendet e BE-së zënë 60,7 % të gjithë tregtisë.

Në periudhën Janar – Gusht 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,9 % dhe importet nga vendet e BE-së zënë 55,4 %.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026