Italia gati të prodhojë vetë vaksinën kundër Covid-19

5 Janar 2021 | 20:58

Italia do të investojë në një kompani lokale të bio-teknologjisë për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19. Lajmin e bënë të ditur zyrtarë vendas pasi qeveria i cilësoi rezultatet e fazës së parë të testimit inkurajuese.

Kompania “ReiThera” po e zhvillon vaksinën në bashkëpunim me atë gjermane “Leukocare” dhe atë belge “Univercells” dhe ka nisur bisedimet me Bashkimin Evropian për furnizimin e bllokut me doza në muajin shtator.

Një projekt fillestar përfshiu 45 vullnetarë të moshave nga 18 në 55 vjeç, asnjë prej të cilëve nuk tregoi efekte anësore në 28 ditët e para pas vaksinimit, deklaruan studiuesit e institutit “Lazzaro Spallanzani” në Romë, ku u kryen testet.

Rreth 92.5% e vullnetarëve kishin nivele të zbulueshme të antitrupave neutralizues, deklaruan studiuesit, të cilët shtuan se projekti i testeve është planifikuar të përfundojë në verë.

Vaksina e kompanisë “ReiThera” bazohet në të njëjtën teknologji të përdorur nga “AstraZeneca” dhe “Johnson & Johnson”.

Grupi deklaroi se synon të prodhojë rreth 100 milionë doza në vit, që mund të ruhen në temperaturat nga 2 në 8 gradë Celsius.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026