Italia gjobit Apple me 10 milionë euro pas pretendimeve se Iphone është rezistent ndaj ujit

30 Nëntor 2020 | 19:00

Autoriteti i konkurencës në Itali ka gjobitur kompaninë amerikane Apple pas disa mesazheve “çorientuese” mbi rezistencën e Iphone ndaj ujit.

Apple akuzohet për “taktika çorientuese dhe agresive” përmes mesazheve promocionale, tha në një deklaratë Autoriteti i Konkurrencës Italiane (AGCM).

Enti rregullator tha se kompania kishte reklamuar disa modele të Iphone si “rezistent ndaj ujit”, por pa sqaruar disa rrethana përjashtuese.

“Për shembull, gjatë disa kontrolleve specifike të kryera në laboratorë ku është përdorur uji i rrjedhshëm dhe jo nën kushtet normale të përdorimit të pajisjeve nga konsumatorët”.

Apple nuk i është përgjigjur kërkesës së Euronews për të rrëfyer anën e tyre të historisë.

Apple ka promovuar një sërë modelesh si rezistentë ndaj ujit deri në një thellësi prej 4 metrash dhe për një kohëzgjatje prej 30 minutash, në varësi të modelit, tha AGCM.

Kompania gjithashtu akuzohet se ka refuzuar t’i japë ndihmë klientëve kur pajisjet e tyre qenë të dëmtuara nga uji apo lëndë të tjera të lëngshme, në kundërshtim me atë çka shkruhet në dokumentin e garancisë.

 

Lexoni gjithashtu 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026