Italia ka thyer vazhdimisht ligjet e BE mbi ndotjen e ajrit, deklaron Gjykata Europiane e Drejtësisë
Italia ka shkelur në “mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike” rregullat e Bashkimit Europian mbi ndotjen e ajrit, shpalli të martën Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ).
Gjykata më e lartë e BE tha se të dhënat tregojnë se Italia ka tejkaluar limitet ditore dhe ato vjetore në mënyrë të vazhdueshme.
Më tej, gjykata shtoi se Italia “kishte dështuar në përmbushjen e detyrimeve” në kuadër të direktivave të vitit 2008 mbi ndotjen e ajrit dhe se gjithashtu kishte “dështuar të merrte masa të posaçme për të siguruar që limitet vjetore të PM10 të shfaqeshin sa më pak” në zonat më të rrezikuara.
PM10 janë materie të përmasës 10 mikrometra ose më pak se një diametër – të cilat referohen edhe si grimca të imta.
Ato thithen nga mushkëritë për shkak të përmasave të tyre dhe mund të shkaktojnë pasoja serioze për shëndetin.
Agjencia Europiane e Mjedisit ka deklaruar se rreth 400 mijë vdekje të parakohshme vjetore në Europë kanë ardhur si pasojë e ndotjes së ajrit, duke e bërë këtë “riskun më të madh mjedisor për shëndetin” për gjithë kontinentin.
BE tashmë ka të drejtë që t’i vendosë gjobë Italisë.
Lexoni gjithashtu
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta