Situata nga COVID-19, turistët nga SHBA nuk lejohen të udhëtojnë në vendet e BE-së

3 Korrik 2020 | 12:26

11 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndaluar të hyjnë në Itali, pasi mbërritën në 1 korrik në Sardenja me një avion privat.

Masa është rezultat i vendimit të marrë për të mos përfshirë Shtetet e Bashkuara në listën e vendeve, turistët e të cilëve lejohen të hyjnë në Bashkimin Evropian (BE) duke filluar nga 1 korriku. Sidoqoftë, turistë pohuan se ata ishin tashmë në fluturim kur i informuan për vendimin e unionit.

Pesë prej tyre nuk morën lejen për të hyrë në Itali, ndërsa të tjerët duhet të karantinohen për dy javë para se të vijojnë turnet në Itali.

Giorgio Palmucci, president i bordit kombëtar të turizmit italian, tha se nëse lejohen apo jo turistë nga disa vende të hyjnë në Itali varet nga performanca e këtyre vendeve në luftën kundër COVID-19.  Dhe Turistët nga SHBA mund të mos kenë mundësi të shkojnë në Itali këtë verë.

Italia është duke u përpjekur të tërheqë sa më shumë turistë, por duke ofruar siguri. Italia është një nga destinacionet më të njohura turistike në Evropë, por ne duhet të vendosim në plan të parë mbrojtjen e shëndetit publik.

Sipas statistikave nga Banka e Italisë, numri i përgjithshëm i turistëve amerikanë në Itali në vitin 2019 ishte 4.4 milionë, duke shpenzuar 5.5 miliardë euro.

Vlerësohet se të ardhurat e turizmit në Itali do të ulen me 1.8 miliardë euro për shkak të mungesës së turistëve amerikanë gjatë verës.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara janë një nga burimet kryesore të turizmit evropian, situata shqetësuese nga pandemia ka frikësuar shtetet evropiane të mos lejojnë udhëtimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026