Italia nxjerr dekret për festat, rekord viktimash në 24 orë
Italia ka shënuar një numër të lartë të viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë raportuar 993 vdekje, 347 prej të cilave në Rajonin e Lombardisë. Po ashtu janë rritur ndjeshëm edhe rastet e reja, pasi në 24 orë janë infektuar 23,225 persona.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve dhe të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Pavarësisht karantinës dhe masave të marra nga qeveria italiane, numrat kanë vijuar të jenë të lartë.
Italia bllokon me anë të një dekreti të miratuar ditën e enjte hyrjet nga jashtë dhe mes rajoneve për sezonin e festave të fundvitit, për të penguar shtimin e shifrave të koronavirusit.
Qeveria vendosi të shkurajojë udhëtimet, duke vendosur në karantinë të gjithë ata që hyjnë nga jashtë e duke ndaluar lëvizjet mes rajoneve, duke nisur nga 20 Dhjetori.
Masat synojnë të pengojë veçanërisht italianët që preferojnë skitë, të shkojnë në vendet fqinje si Zvicër apo Austri, pasi qeveria Conte vendosi mbylljen e resorteve deri më 7 Janar.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta