Italia pashkë në izolim, i gjithë vendi “zonë e kuqe”

5 Prill 2021 | 19:38

Shtetasit italianë po i shpenzojnë pushimet e pashkëve nën masa te rrepta kufizuese, pasi autoritetet vendosën që nga e shtuna deri të hënën, i gjithë territori i vendit do të konsiderohet “zonë e kuqe”.

Kjo lëvizje erdhi pas një rritjeje të konsiderueshme të infektimeve me koronavirus. Ditën e diel, në Itali u regjistruan 18 mijë e 25 infektime të reja me Covid-19 dhe 326 viktima, çka e çoi bilancin e përgjithshëm në 111.030 viktima që nga nisja e pandemisë.

Masat kufizuese kanë bërë që bizneset dhe udhëtimet turistike të ndalen, teksa policia ka nisur të monitorojë me dronë plazhet dhe parqet publike për të ndaluar grumbullimin e turmave.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026