Italia po reziston. Ja përse në vendin fqinj nuk është verifikuar ende vala e dytë

25 Shtator 2020 | 20:08

Teksa rastet me COVID-19 shtohen, Italia duket se ka mësuar nga eksperienca. Pas kulmit të verifikuar në mars, muaj që shënoi depërtimin e virusit në Evropë, vendi ndoqi në mënyrë strikte masat për frenimin e epidemisë dhe hyri në një bllokadë të gjatë.

OBSH vlerësoi efikasitetin e menaxhimit të emergjencës së koronavirusit, kurba e të cilit ra në muajin qershor. Që nga fillimi i epidemisë së COVID-19 në Itali, të paktën 308 mijë persona janë prekur, 35 mijë e 800 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa të shëruarit janë rreth 220 mijë. Aktualisht, mesatarja ditore e vdekjeve është 20 persona, ndaj nuk mund të flitet ende për një valë të dytë.

“Pranimi në masë i masave kufizuese. Kjo, sipas ekspertëve pranë Kolegjit Mbretëror të Londrës, është një nga arsyet përse një valë e dytë infektimesh nuk është regjistruar ende në Itali, ndryshe nga vendet e tjera evropiane. Për këtë arsye, autoritetet insistojnë se një skenar i tillë për momentin mund të përjashtohet, edhe pse nuk dihet ende se sa do të rëndojë rihapja e shkollave”, raporton nga Roma gazetarja e Euronews, Giorgia Orlandi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026