Italianët fitojnë lirinë, nga 3 qershori lejohet lëvizja mes rajoneve, mirëpriten edhe shtetasit e huaj
Duke nisur nga sot italianët do të mund të udhëtojnë të lirë për t’ju rikthyer normalitetit pas të paktën 3 muaj izolim.
Dhe sot stacioni i metrosë në Milano gumëzhin nga qytetarët të cilët vrapojnë për të kapur trenin e parë për t’u rikthyer në shtëpitë e prindërve, për të takuar të afërmit të ndarë prej muajit mars.
Anna, 31 vjeçe jeton e punon në Milano, por sot për herë të parë pas disa muajsh ajo po shkon të Kalabri të përqafojë prindërit.
“Unë punoj në Milano dhe deri më sot nuk mund të lëvizje midis rajoneve. Por tani kam mundësi të shkoj ne Kalabri dhe të kthehem sërish. Do të shkoj të përqafoj prindërit e mi, i takoj pas të paktën tre muajsh. Jam shumë e lumtur, mezi pres t’i shoh”, thotw ajo.
Nga e mërkura, Italia do të lejojë lëvizjen e lirë në të gjithë vendin, edhe pse ka shumë kritika se një liri e tillë, sidomos për banorët e Lombardisë të cilët sipas disa zyrtarëve mund të krijojnë zona të reja të infektimeve. Duke nisur nga sot vendi fqinj përgatitet të presë udhëtarët e huaj. Dhe nga 3 qershori nuk është më në fuqi vendimi që të ardhurit nga Evropa të izolohen për dy javë, një mënyrë kjo që lehtëson kufizimet në turizëm dhe ndihmon në rimëkëmbjen e ekonomisë. Ministri i jashtëm i Italisë, Di Maio në një postim në Facebook shprehet se nga sot Italia është gati të mirëpresë turistët e huaj.
“Sot është një datë shumë domethënëse, nga sot italianët do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin.
Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm i sigurisë të cilin ja përcjellim të gjithë botës. Hapja totale e vendit na lejon t’u tregojmë shteteve të huaja një Itali të bashkuar dhe kompakte, brenda së cilës është e mundur të lëvizni lirshëm.
Qëllimi është t’u tregojmë të gjithëve se Italia është e gatshme të mirëpresë turistët e huaj, në mënyrë të sigurt dhe me transparencë maksimale të të dhënave. Të mirëpresësh turistët do të thotë ta vendosësh ekonominë tonë në lëvizje”, shprehet ministri.
Italia ka qenë një nga vendet më të prekura nga coronavirus dhe për këtë arsye shumë shtete të tjera sikundër Greqia ende nuk lejojnë lëvizjen e lirë drejt gadishulli Apenin.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta