Italianët kërkojnë ndihmë, protestojnë në qendër të Romës pas rihapjes së vendit
Dhjetëra qytetarë italianë u grumbulluan gjatë ditës së sotme për të kërkuar ndihmë financiare nga qeveria, pas rihapjes së vendit.
Me flamuj kombëtarë në duar, maska trengjyrëshe protestuesit u mblodhën në ‘Piazza del Popolo’ për t’i kërkuar ndihmë kryeministrit Giuseppe Conte.
Roma ka parashikuar që ekonomia do të kontraktohet me të paktën 8% këtë vit si rezultat i pandemisë COVID-19, por javën e kaluar qeveria italiane miratoi një paketë ndihme prej 55 miliardë eurosh (59.6 miliardë dollarë), e cila synon të ndihmojë bizneset e dëmtuara dhe familjet në vështirësi.
Paketa stimuluese pason një paketë fillestare prej 25 miliardë eurosh, e prezantuar në mars dhe përfshin një përzierje grantesh dhe zbritje taksash për të ndihmuar firmat të shpëtojnë nga humbjet ekonomike. Ajo gjithashtu ofron ndihmë për familjet, përfshirë subvencione për kujdesin e fëmijëve dhe stimuj për të forcuar sektorin e turizmit të shkatërruar.
Në Milano, qytetarët ndryshe nga romanët, zgjodhën të shijojnë diellin dhe ajrin e pastër në liqenin artificial të qytetit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 32.735, por statisticienët besojnë se Italia, si shumë vende të tjera, ka pësuar numër më të madh viktimash se çfarë sugjerojnë të dhënat zyrtare.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta