Italianët në punë vetëm me certifikatën e COVID, Franca heq testet falas
Duke nisur nga kjo e premte, të gjithë punonjësit publikë dhe privatë në Itali duhet të dëshmojnë certifikatën covid në vendin e tyre të punës.
Përmes GreenPass ata vërtetojnë nëse janë vaksinuar, janë shëruar nga virusi apo kanë një test negativ të 48 orëve të fundit.
Shteti fqinj prej kohësh është përfshirë nga protestat ku kundërshtohet certifikata Covid. Punonjësit që nuk kanë dëshminë rrezikojnë të pezullohen, por jo të shkarkohen, ata edhe mund të gjobiten nga 600 në 1500 euro.
Në Francë nga ana tjetër autoritetet shpresojnë të nxisin vaksinimin duke i dhënë fund testeve falas me përjashtim të arsyeve shëndetësore.
Certifikata covid është e detyrueshme në Francë në shumë ambiente publike. Është kërkuar që gjendja e emergjencës të zgjatet deri në korrik të 2022.
Edhe në Belgjikë pasaporta covid do të jetë e detyrueshme për tu futur në shumë mjedise publike në Bruksel. Ky vendim në rajonin jugor të Wallonia hyn në fuqi në 1 nëntor, ndërsa në rajone të tjera dëshmia nuk është e detyrueshme.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta