Izrael, dozë e tretë vaksine për qytetarët mbi 60-vjeç
Qeveria e Izraelit do t’u ofrojë qytetarëve mbi moshën 60-vjeç, të cilët tashmë janë të vaksinuar kundër COVID-19, një dozë të tretë.
Vendi po udhëheq botën në programin e tij të vaksinimit kundër koronavirusit dhe kryeministri Naftali Bennett njoftoi të enjten se kushdo mbi 60-vjeç që është vaksinuar më shumë se pesë muaj më parë, do të ketë të drejtë për të marrë dozën e tretë.
Kështu, Izraeli bëhet vendin i parë në botë që ofron një dozë të tretë të një vaksine perëndimore për qytetarët e tij.
“Realiteti dëshmon se vaksinat janë të sigurta. Realiteti gjithashtu dëshmon se vaksinat mbrojnë kundër sëmundjes dhe vdekjes së rëndë. Si vaksina e gripit që duhet të rinovohet herë pas here, është e njëjta gjë në këtë rast”, u shpreh kryeministri.
Bennett tha se presidenti i ri i vendit, Isaac Herzog, do të jetë i pari që do të marrë përforcuesin të premten.
SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë miratuar ende injektimet nxitëse të koronavirusit, pasi nuk është vërtetuar nëse një dozë e tretë ndihmon.
Deri më tani Izraeli ka përdorur vaksinën Pfizer/BioNtech për të vaksinuar popullsinë e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta