Izraeli miraton ndërtimin e 3 mijë shtëpive në Bregun Perëndimor
Izraeli vazhdon planet për të ndërtuar rreth 3,000 shtëpi për hebrenjtë në Bregun Perëndimor të pushtuar, projekte që kanë shkaktuar kritika të forta nga SHBA
Vendimi vjen pas një thirrjeje të mëparshme të qeverisë izraelite për ndërtuesit që të paraqesin tenderë për ndërtimin e më shumë se 1,355 shtëpive që tashmë kanë miratimin përfundimtar.
Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett për një kohë të gjatë mbrojti të drejtën e vendbanimit hebre në Bregun Perëndimor.
Pavarësisht kritikave nga administrata amerikane e presidentit Joe Biden në fillim të kësaj jave, ai thotë se po përpiqet të “balancojë marrëdhëniet e mira me Shtëpinë e Bardhë dhe kufizimet e ndryshme politike”.
Palestinezët i shohin vendbanimet si pengesa kryesore për paqen dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron ato të paligjshme. Izraeli nga ana tjetër e sheh Bregun Perëndimor, si qendrën biblike dhe historike të popullit hebre.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta