Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore

28 Qershor 2026 | 16:55

Izraeli ka njohur unanimisht vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si atë që e quajti gjenocid.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar tha se Izraeli ka përmbushur një detyrë morale duke njohur të vërtetën historike dhe duke hedhur poshtë përpjekjet për ta mohuar atë. Masa ishte propozuar nga ministri Sa’ar, dhe u miratua nga qeveria izraelite të dielën.

Në një postim në X, Sa’ar falënderoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mbështetjen e tij në këtë çështje dhe tha se Izraeli kishte përmbushur një detyrë morale duke njohur të vërtetën historike dhe duke hedhur poshtë përpjekjet për ta mohuar atë.

“Gjenocidi” armen i referohet eliminimit dhe deportimit sistematik të të krishterëve armenë që jetonin në Perandorinë Osmane nga pranvera e vitit 1915 deri në vjeshtën e vitit 1916. Sipas Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara, vlerësohet se midis 664,000 dhe 1.2 milion armenë vdiqën si pasojë e kësaj.

Vendimi i Izraelit për ta njohur atë si gjenocid vjen në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve me Turqinë, të cilat kanë qenë të tendosura që nga shpërthimi i luftës në Gaza në tetor 2023.

Turqia i ka rezistuar thirrjeve që ajo të njohë masakrat e Armenisë si gjenocid. Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Italia janë ndër vendet që i kanë njohur vrasjet si gjenocid.

“Gjenocidi armen mbetet edhe sot e kësaj dite subjekt i një fushate të institucionalizuar mohimi dhe minimizimi, duke përfshirë një rishkrim manipulues të historisë, kryesisht nga qeveria turke”, tha Sa’ar në një mbledhje të kabinetit.

“Mendoj se ka ardhur koha që Izraeli, si një shtet hebre, ta pranojë zyrtarisht këtë qëndrim”. Vendimi ende kërkon ratifikim nga parlamenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani këtë të diele ka reaguar lidhur me sulmet e fundit të Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit. Ai ka...
16:41 | 28/06/2026

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

Një helikopter është rrëzuar në Arabinë Saudite duke vrarë të 14 personat në bord. Avioni që i përkiste gjigantit saudit të naftës Aramco dhe u rrëzua...
16:21 | 28/06/2026

Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë goditi rajonin turistik të Algarve në jug të Portugalisë të dielën, tha instituti i detit dhe atmosferës së vendit...
16:13 | 28/06/2026