“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të cilët përmes artit dhe interpretimit sollën mesazhe të forta kundër këtij fenomeni shqetësues në shoqëri.
Përmes skenave të frymëzuara nga përvojat, idetë dhe këndvështrimet e tyre, nxënësit përcollën rëndësinë e respektit, pranimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit, duke treguar se bullizmi lë pasoja që shpesh zgjasin më shumë sesa mendohet.
“Për të luftuar bullizmin, për të sensibilizuar opinionin dhe për të përfshirë të gjithë faktorët, siç janë shkolla, prindërit, policia dhe vetë të rinjtë, për t’i thënë jo bullizmit në shkolla, por edhe në komunitet”, tha organizatori Ëngjëll Serjani.
Nisma synon të nxisë reflektim dhe ndërgjegjësim, duke përcjellë mesazhin se lufta kundër bullizmit është përgjegjësi e të gjithëve.
“Ky aktivitet, ndonëse ishte një dramatizim i shkurtër plot emocion, na ka dhënë më shumë mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin, duke përcjellë edhe një mesazh të rëndësishëm. Roli i mësueses ishte një rol shumë i përshtatshëm për mua”, tha nxënësja Athalia Koçi.
“Ne organizuam një pjesë teatrore me nxënës të shkollave të ndryshme për të sensibilizuar, sado pak, të rinjtë, qytetarët, mësuesit dhe të gjithë komunitetin tonë, pasi ky fenomen është shtuar shumë. U përpoqëm të japim kontributin tonë me këtë shfaqje të vogël dhe me dëshirën e mirë të këtyre nxënësve”, tha regjisori Kosta Kreci.
Shfaqja do të prezantohet edhe në qytete të tjera, me synimin për të përfshirë sa më shumë të rinj, prindër dhe mësues në ndërgjegjësimin kundër bullizmit dhe për të përcjellë së bashku mesazhin: “Jo bullizmit!”
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër