Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth 950 mijë automjete. Pavarësisht rritjes së lëvizjeve, numri i aksidenteve me pasoja ka shënuar ulje krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të Policisë Rrugore të Shkodrës.
Sipas Policisë Rrugore, mesatarisht çdo ditë në pikat kufitare janë regjistruar rreth 11 mijë e 800 shtetas dhe mbi 5 mijë e 250 automjete.
“Shkodra është një arterie që ka lëvizje nga gjithë Europa, sidomos nga pikat doganore Hani i Hotit dhe Muriqani, të cilat kanë prezencë më të madhe turistësh. Janë bregdeti i Velipojës, Alpet Shqiptare, Thethi, Shiroka, Razma, Komani, ku ka prezencë të shtuar të turistëve dhe të shtetasve shqiptarë që vijnë për pushime apo vizitorëve. Në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.14 milionë turistë dhe 950 mijë automjete”, thotë Ermal Zenelaj, Shef i Policisë Rrugore Shkodër.
Pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjeve, aksidentet rrugore me pasoja kanë shënuar ulje. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 34 aksidente, nga 55 të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Personat që kanë ndërruar jetë nga aksidentet rrugore në 6-mujorin e parë të vitit 2025 kanë qenë 13, aktualisht jemi me 4 viktima, pra 9 më pak. Për plagosjet e rënda, ka pasur 8 raste në 6-mujorin e parë të vitit 2025, ndërsa aktualisht kemi 6 raste, 2 më pak”, thotë Zenelaj.
Ndërkohë, aksidentet me vetëm dëme materiale janë rritur, nga 208 raste një vit më parë në 241 raste gjatë këtij gjashtëmujori.
Policia Rrugore ia atribuon përmirësimin e treguesve të sigurisë rrugore kontrolleve të shtuara, monitorimit me radarë, dronë dhe automjete inteligjente, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj