Izraeli pa koalicion qeverisës, përfundon afati për Netanyahu-n, presidenti nis konsultimet
Në mesnatë përfundoi edhe afati për kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu për të krijuar një koalicion të ri qeverisës, duke rritur mundësinë që partia e tij Likud (Lëvizja Kombëtare Liberale) të mund të kalojë në opozitë për herë të parë në 12 vjet.
Presidenti i kishte dhënë afat Netanyahut 4 javë për të mundësuar formimin e qeverisë.
Çështja tanimë rikthehet te presidenti Rivlin, i cili do të kontaktojë 13 partitë që kanë vende në parlament për të diskutuar “vazhdimin e procesit të formimit të një qeverie”.
Presidenti pritet qe në ditët në vijim t’i japë një prej kundërshtarëve të Netanyahut një shans për të formuar një qeveri alternative të koalicionit.
Ai gjithashtu mund t’i kërkojë parlamentit të zgjedhë një nga anëtarët e tij si kryeministër.
Nëse gjithçka tjetër dështon, vendi do të detyrohet që në vjeshtë të shkojë sërish në zgjedhje, të cilat do të ishin të pestat që do të zhvilloheshin në pak më shumë se dy vite.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu rizgjidhet në krye të partisë Likud
Raketa drejt Izraelit detyron Kryeministrin Benjamin Netanyahu të ndërpresë fjalimin e tij
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta