“Jam në Shtetet e Bashkuara”, Polonia nis hetimet se si ish-ministri Ziobro u arratis nga Hungaria në SHBA
Prokurorët polakë po hetojnë se si ish-ministri i drejtësisë, Zbigniew Ziobro i kërkuar për akuza të shumta penale, arriti të arratiset në SHBA nga Hungaria, ku ish-kryeministri Viktor Orban i kishte dhënë azil politik.
Të shtunën, ndërsa inaugurimi i Peter Magyar si kryeministri i ri i Hungarisë shënoi fundin e 16 viteve të Orban në pushtet, dolën raportime se polaki Zbigniew Ziobro ishte larguar nga vendi i Evropës Qendrore dhe ndodhej në SHBA.
Ziobro, të cilit vitin e kaluar iu hoqën pasaportat polake dhe diplomatike, i konfirmoi raportet të dielën.
“Jam në Shtetet e Bashkuara”, tha Ziobro duke shtuar se kishte mbërritur në demokracinë më të fortë në botë një ditë më parë.
Muajin e kaluar, Hungaria tha se nuk do ta strehonte më Ziobron duke bërë që shumë njerëz të supozonin se Polonia do të ishte në gjendje ta nxirrte atë në gjyq.
Ish-ministri përballet me deri në 25 vjet burg nëse dënohet për akuzat për abuzim me pushtetin. Prokurorët e kanë akuzuar atë për krijimin dhe drejtimin e një grupi kriminal që devijoi fondet nga viktimat e dhunës për t’i përdorur për interesat e tij, duke përfshirë blerjen e programit spiun izraelit Pegasus për të monitoruar kundërshtarët politikë.
Ziobro i ka mohuar akuzat, duke i përshkruar ato si të sajuara dhe duke akuzuar qeverinë polake të qendrës, të udhëhequr nga Donald Tusk, për kryerjen e një “hakmarrjeje personale” kundër tij.
Të hënën, prokurorët polakë thanë se po hetonin se si Ziobro kishte arritur të udhëtonte për në SHBA pavarësisht se i ishin revokuar pasaportat polake dhe diplomatike. Nëse konfirmohet se Ziobro po kërkon të vendoset në SHBA, Polonia do të kërkojë ekstradimin e tij.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit