“Jam një skelet i mërzitur’, Navalny bën paraqitjen e parë në publik pas përfundimi të grevës së urisë

30 Prill 2021 | 07:51

Të premten, Alexei Navalny bëri paraqitjen e tij të parë në publik që nga njoftimi i përfundimit të grevës së tij të urisë, që zgjati tre javë.

Aktivisti i burgosur, kritiku më i shquar i Vladimir Putin, i tha gjykatës përmes një lidhjeje video: “Unë jam vetëm një skelet i mërzitur”.

Teksa ishte i mërzitur dhe i veshur me një uniformë blu, Navalny konfirmoi se kishte rifilluar të hante dhe tha se tani peshon 72 kilogramë.

Në deklaratën e tij në gjykatë, kritiku i Kremlinit gjithashtu iu referua Putinit si “perandori pa rroba” dhe akuzoi se Rusia nën sundimin e tij “vazhdon të degradojë çdo vit”. Por,  ankesa e tij u refuzua.

Navalny hyri në një grevë urie për 24 ditë lidhur me refuzimin e pretenduar të autoriteteve për ta lënë atë të takohej me mjekët e tij personal, pasi ai u ankua për dhimbje të forta shpine.

Një gjykatë në Moskë dënoi në shkurt me 3,5 vjet burg liderin rus të opozitës, Alexei Navalny me akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht, ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.

Ai ka fajësuar për sulmin me agjent nervor Presidentin Vladimir Putin. Kremlini e mohon me forcë këtë.

Arrestimi i Navanly shkaktoi demonstrata masive në të gjithë Rusinë në fund të janarit dhe fillim të shkurtit në të cilat autoritetet arrestuan mijëra protestues.

Lexoni gjithashtu:

Përkeqësohet shëndeti i Alexei Navalny, avokatët tregojnë gjendjen e tij në burg

Alexei Navalny përshkruan të ushqyerit me forcë në burg, kërkon mjekun e tij

Rusia dëbon diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026