Japoni, 10 vjet nga katastrofa, përkujtohen tërmeti dhe cunami në Fukushima

11 Mars 2021 | 10:56

Me një moment heshtjeje dhe më pas fjalime, njerëz të shumtë u mblodhën të enjten në Tokio në përkujtim të 20 mijë viktimave të tërmetit dhe cunamit që dhjetë vjet më parë shkatërroi qytete dhe impiantin bërthamor në prefekturën e Fukushimës.

Në 2 e 46 minuta, koha fikse kur tërmeti ra një dekadë më parë, perandori Naruhito dhe bashkëshortja mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave.

Pjesëmarrësit në event mbanin maska, ruajtën distancën dhe nuk kënduan gjatë himnit për të shmangur përhapjen e coronavirusit.

Kryeministri Yoshihide Suga u tha të pranishëmve se mësimet e nxjerra nga katastrofa nuk duhet të harrohen.

“Nuk duhet të lejojmë që mësimet e çmuara të nxjerra nga sakrificat e mëdha të zhduken. Bëj sërish thirrje që të vazhdojmë të kujdesemi për parandalimin e katastrofave dhe për mbrojtjen e jetës së njeriut. Duhet të punojmë për t’u përforcuar dhe për t’u bërë një vend që e merr veten shpejt nga katastrofat,” – u shpreh Suga, kryeministri i Japonisë.

Valë të mëdha u shkaktuan nga tërmeti 9-ballësh i rënë në vitin 2011, një nga më të fortët, i cili goditi bregun veri-lindor, duke dëmtuar impiantin bërthamor Daiçi dhe duke detyruar mbi 160 mijë banorë të prefekturës së Fukushimës të largoheshin nga banesat e tyre për shkak të përhapjes së rrezeve radioaktive në ajër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026